Seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjeve lokale përfundoi me konstatimin e dorëheqjeve të deputetëve, të cilët kanë marrë funksione të kryetarëve të komunave në zgjedhjet lokale, si dhe verifikim të mandateve të pasardhësve të tyre.
Pasi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi i konstatoi dorëheqjet dhe konstatoi se deputetët po largohen, ata të cilët ishin përzgjedhur për kryetarë komunash e ndërprenë seancën duke e pritur raportin e KSHZ-së.
Kuvendi në fillim të seancës së 18-të i konstatoi dorëheqjet e pesë deputetëve të cilët u bënë kryetar komune në rrethin e parë të zgjedhjeve, Petre Shilegov, Stefan Bogoev, Sasho Pocov, Kosta Janevski dhe Maksim Dimitrievski.
Kuvendi sot konstatoi edhe ndërprerje të mandateve të deputetëve edhe të deputetëve: Bardhyl Dauti nga PDSH-ja dhe të Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja BESA, i cili dorëheqjen deri te Parlamenti e dorëzoi para rrethit të dytë të zgjedhjeve.
Deputetët e rinj të cilët në Parlament do t’i zëvendësojnë kryetarët e përzgjedhur të komunave u ulën në karriget e deputetëve pasi Kuvendi i verifikoi mandatet e tyre me 78 vota “për”. Tatjana Lalçevska, Aneta Sunevska Dimovska, Lidija Tasevska, Riste Tashev, Kostadin Kostadinovski ulen në vendet e bashkëpartiakëve të tyre të cilët u bënë kryetarë komunash.
Në vendin e Bardhyl Dautit nga PDSH-ja vjen Meral Useini, ndërsa Rexhep Memeti vjen në vendin e Zeqirija Ibrahimit.
Deputetët Bllagoj Boçvarski, Kurtu Dudush të cilët fituan në rrethin e dytë do të duhet t’i presin rezultatet përfundimtare zyrtare nga KSHZ-ja para se të përshëndeten me funksionet e deputetëve.
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit