Xhezo Ajazaj, shqiptari 31 vjeçar, i ardhur në Gjermani tri vite më parë si refugjat, i shtron me pllaka tri banjo brenda një orari pune. “Ai është punëtori ynë më i mirë”, thotë shefi i tij i punës, Martin Habeland, shkruan bild.de.
Por, duket se nuk do të jetë gjatë.
Ajazaj, së bashku me të shoqen, Artiolën dhe tri vajzat e vogla (8 vjeçe, 4 vjeçe dhe 8 muajshe) duhet të kthehet nga ka ardhur, në Shqipëri, transmeton Albinfo.ch.
“Ne në vend punishte nuk arrijmë assesi të kuptojmë. Xhezo është një koleg i jashtëzakonshëm, gjithmonë i zellshëm dhe i përpiktë. Përse vallë të dëbohet pikërisht ai dhe jo ata të huaj që janë ndeshur me ligjin”, thotë Habeland.
Xhezo pra ka një punë të rregullt, Artiola planifikon të ndjekë një kualifikim profesional ndërsa fëmijët vijojnë shkollën ose kopshtin ndërsa gjermanishten e flasin më mirë se shqipen. Integrimi pra, plotësisht i suksesshëm e megjithatë është vendosur për dëbimin e tyre.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...