Google ADS

A mund Face ID t’i njohë binjakët?

19:48 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kur Apple paralajmëroi iPhone X, kompania së bashku me telefonin prezantoi edhe funksionin e sigurisë Face ID, i cili do të sjellë më shumë siguri se sa Touch ID.

Apple po ashtu me këtë njofton se ka pak shanse që sistemi i sigurisë në iPhone X të mashtrohet, duke iu falënderuar përpjekjeve të kompanisë në punën me maskat e krijuara, artistët dhe të tjerë.

Nëse është e saktë se mënyra artificiale e teknologjisë nuk mund të tregohet e sigurt, atëherë çfarë do të ndodhë me mënyrën natyrale? Si do t’i njohë Face ID binjakët?

Me këtë temë është marrë Mashable, e cila kohë më parë ka publikuar videon me dy binjakë, të cilët përpiqen të mashtrojnë Face ID.

Fatkeqësisht, sistemi Face ID aktualisht nuk është i sofistikuar sa duhet për të bërë dallimin ndërmjet binjakëve, të paktën në bazë të këtij testi.

Të dyja tentimet për mashtrimin e teknologjisë Face ID dolën të jenë të suksesshme.

Kjo është gjithsesi njëra nga kategoritë në të cilat Apple duhet të punojë në të ardhmen, në mënyrë që të bëjë Face ID më të sigurt dhe shërbim më të mirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme