Kokainë në karamele, dy nxënës rezultuan pozitiv në testin e drogës

19:42 | 1 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Dy nxënës në Shtetet e Bashkuara i janë nënshtruar trajtimit mjeksor, pasi ata konsumuan karamele me kokainë.

Djemtë, të cilët janë nxënës të Kolegjit Indiana, pasi hëngrën karamele u ankuan për marrje mendje dhe mpirje, shkruajnë mediat amerikane, transmeton portali arbresh.info

“Djali im nuk arrinte të reagonte drejt meje. Ishte i mpirë dhe nuk mund të ecte”, ka thënë nëna e njërit nga djemtë që është në klasën shtatë.

Që të dy nxënësit kanë dalë pozitiv në testet anti-drogë.

Karamelet ata i kishin marrë nga një shok klase, për të cilin prindërit kërkojnë që të fillojnë hetimet se nga ku i kishte marrë ai ato.

Policia ka filluar hetimin e rastit, ndërsa administrate shkollore ka filluar një trajnim për parandalimin e konsumimit të drogave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme