Juventusi raportohet se është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Barcelonës, Rafinhan, gjatë merkatos së transferimeve në janar.
24-vjeçari gjeti rrjetën shtatë herë brenda 28 paraqitjeve te gjiganti katalunas sezonin e kaluar, por mungoi në fund të sezonit për shkak të lëndimit në gju dhe ende nuk ka qenë pjesë e skuadrës së Ernesto Valverdes këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Muajin e kaluar, babai i Rafinhas, Mazinho, pretendoi që mesfushori nuk ishte i interesuar në largimin nga Barcelona.
Megjithatë, bazuar në ‘Sportmediset’, Juventusi beson në sigurimin e marrëveshjes me mesfushorin kur të hapet merkato dimërore e transferimeve në fillim të vitit 2018.
Arsenali dhe Chelsea në të kaluarën kanë shfaqur interesim në transferimin e tij./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...