Qeveria greke duhet të gjejë zgjidhje për numrin e rritur të emigrantëve

18:17 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Qeveria greke duhet të gjejë zgjidhje për numrin e rritur të emigrantëve 

Qeveria greke po konsideron masa emergjente për të strehuar emigrantë dhe refugjatë të izoluar në ishujt grek gjatë muajve të dimrit, ka bërë të ditur  Ministria e Migracionit, transmeton arbresh.info.

Vendimi ka ardhur si pasojë e rritjes së numrit të emigrantëve nga Turqia.

Ministri Yannis Mouzalas, ka thënë që numri i të ardhurve është rritur që nga mesi i gushtit, nga 50 në 200 në ditë.

Qeveria do t’i përdorë anijet ushtarake për t’i akomoduar të ardhurit e ri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme