Google ADS

25-vjeçari në Tiranë përdhunon vajzën në shtëpinë e saj

18:13 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një djalë i riu është në hetim nga Prokuroria e Tiranës në gjendje të lirë pasi akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, parashikuar nga Neni 102 i Kodit Penal.

Ai ka përdhunuar një shtetase të cilës i ka hyrë në banesë pa dëshirën e saj.

Njoftimi bëhet me dije nga Policia e Tiranës e cila thotë se më datë 31.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.J.,25 vjeç, banues në Tiranë.

“Ai dyshohet se, ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë. Punohet për kapjen e G.J”, njofton Policia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme