Një yll i Manchester United është fotografuar në një hotel në Stamboll këtë javë pas raporteve se është në bisedime të avancuara me Besiktasin.
Në fakt, ai lojtar është Marouane Fellaini i cili është kërkuar për transferim në Turqi gjatë muajve të fundit, transmeton portali arbresh.info. Lojtari ka nisur sezonin e ri në formë të shkëlqyer dhe deri tani ka qenë një shtyllë në skuadrën e Jose Mourinhos.
Trajneri portugez ka bërë të qartë se sa i rëndësishëm është Fellaini për skuadrën pavarësisht kritikave ndaj tij në të kaluarën. Megjithatë, duket që reprezentuesi belg nuk ndihet mirë në Manchester dhe largimi nga klubi mund të jetë i pashmangshëm.
Pasi është parë në një hotel në Stamboll, sigurisht e ardhmja e tij në klub është ngritur në pyetje.
Por, Mourinho me komentet e fundit rreth pozitës së Fellainit ka zbuluar se nuk duhet shqetësuar aspak për të ardhmen e lojtarit.
Kjo erdhi pasi kontrata e reprezentuesit belg skadon në fund të sezonit./arbresh.info/
https://twitter.com/BesiktasTalk/status/925741198286970880
https://twitter.com/CapaMagSpor/status/925742837248987137
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...