Google ADS

Formacionet zyrtare, Borussia Dortmund – Apoel

19:53 | 1 Nëntor 2017
Arbresh Info

Borussia Dortmundi dhe Apoeli kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve.

Gjiganti gjerman nisi sezonin në një mënyrë mjaftë premtuese, por forma e tyre ka pësuar një rënie drastike gjatë periudhës së fundit, shkruan portali arbresh.info.

Fitorja ndaj kampionit qipriot ishte impresive për skuadrën e Peter Bosz dy javë më parë, por ata qëndrojnë gjashtë pikë prapa Real Madridit dhe Tottenhamit që janë në krye të Grupit H.

Vizitorët e këtij takimi janë gjithashtu larg nga forma e tyre dhe gjigantët gjerman janë favorit të plotë në këtë përballje.

Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Signal Iduna Park duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Dortmund: Bürki; Bartra, Toprak, Sokratis, Guerreiro; Weigl, Götze; Pulisic, Kagawa, Philipp; Aubameyang.

APOEL: Nauzet; Merkis, Carlão, Jesús Rueda, Vouros; Vinicius, Zahid; Aloneftis, Morais, Alexandrou; Poté.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme