Ushtria e Maqedonisë e gatshme për krizën me refugjatët

17:08 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Sot Ushtria e Maqedonisë ka ushtruar trajnime të reja lidhur me kriza të mundshme me emigrantët dhe refugjatët që dita ditës pritet të kalojnë nëpër Maqedoni dhe të shtegtojnë nëpër Evropë.
”Përballja me grupe të mëdha të njerëzve dhe ruajtja e kufijve” ishte titulli i ushtrimit të realizuar në qendrën ushtarake në Tetovë.

Ushtrimet kanë pasur skenar të bërë më herët nga gjeneralë të ushtrisë, shkruan Telegrafi Maqedoni

Nga Ushtria e Maqedonisë thonë se nuk do të ushtrojnë dhunë mbi emigrantët si vitet e kaluara dhe nuk do të reagojnë me armë e as me shkopinj gome.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme