Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maltë, u prit në një takim të veçantë nga presidentja e këtij shteti Marie-Louise Coleiro Preca, me të cilën ka biseduar për nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi në mes dy vendeve në fushat me interes.
Në kuadër të këtij takimi, Pacolli fillimisht i ka përcjellë përshëndetjet presidentes së këtij shteti në emër të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ndërkohë që e ka falënderuar për mbështetjen konsistente të Maltës që i ka dhënë Kosovës dhe nëpër të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar vendi ynë.
Zëvendëskryeministri Pacolli kërkoi që mbështetja e tillë të vazhdojë të ekzistojë edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca tha se vendi i saj në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovës dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...