Google ADS

Koalicioni saudit vret 26 persona në Jemen

15:52 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një sulm ajror i forcave të udhëhequra nga sauditët ka vrarë të paktën 26 persona në rajonin e kontrolluar nga rebelët në Jemen.

Avionët luftarakë raportohet të kenë bombarduar një hotel dhe treg të frekuentuar në Sahar, transmeton portali arbresh.info

Media e këtij rajoni ka thënë se zona ishte e mbushur me njerëz në atë kohë.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga koalicioni, i cili ka mbështetur qeverinë e Jemenit në një luftë prej dy vjet e gjysmë kundër lëvizjes Houthi.

Koalicioni ka mohuar synimin me qëllim të civilëve apo infrastrukturës, por grupet e të drejtave të njeriut thonë se ka bombarduar shkolla, spitale, tregje dhe zona banimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme