Google ADS

Papa Françesku e pranon se e ka zënë gjumi duke u lutur

15:34 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Papa Françesku pranon të këtë fjetur sa ishte duke bëre lutje, por thotë që Zoti është në rregull me këtë.

Në një intervistë për një program katolik, Papa, 80-vjeçar ka pranuar që nganjëherë atë e zë gjumi kur është duke u lutur.

“Nganjëherë kur lutem, me zë gjumi” tha ai në episodin e dytë të ‘Pade nostro’( Ati ynë), një program televiziv, transmeton portali arbresh.info

“ E shenjta Terezë e bëri këtë gjithashtu”, tha Papa duke ju referuar disa shenjtorëve katolikë të shekullit 19.

Ai shtoi që e shenjta Terezë gjithmonë thoshte që Zotit “i pëlqen kur neve na zë gjumi sa jemi duke u lutur”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme