Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, në një deklaratë për POST.mk në mënyrë indiferente u përgjigj se për të është njësoj nëse do të takohet ose jo me kryeministrin dhe njëkohësisht partnerin e tij të koalicionit në Qeveri, Zoran Zaev, që të bisedojnë për të ardhmen e partneritetit qeveritar.
Në takimin e tij eventual me Zaevin, ai madje as nuk do ta pyesë kryeministrin për atë se çfarë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve në Strugë, pasi siç thotë Sela, “ai gjithçka e ka të qartë”. Sela as nuk precizoi nëse do të mbetet lider i partisë. “Për mua është njësoj nëse Zaev do të kërkojë takim me mua që të bisedojmë për raportet tona në Qeveri dhe në fakt, çfarë kemi për të biseduar? Nëse ka një gjë të tillë, do t’ju informojmë me kohë”, deklaroi Sela. Ai thotë se nëse ndodh një takim me kryeministrin, ai do ta dëgjojë Zaevin çka ka për t’i thënë. Sipas Selës, ai nuk ka nevojë të kërkojë përgjigje nga kryeministri, sepse ai e ka si kristali të qartë se çfarë ka ndodhur në zgjedhjet lokale, veçanërisht në Strugë. Lidhur me atë nëse ASH do të mbetet në Qeveri, Sela thotë se për këtë do të vendosin organet partiake, duke mos precizuar kur do të mbahet mbledhja e tyre. I pyetur se a do të mbetet në krye të Aleancës për shqiptarët, duke pasur parasysh humbjen e tij në Strugë, Sela me përgjigje: “Organet partiake do të vendosin nëse unë do të mbetem në postin e liderit të Aleancës për shqiptarët. Do t’ju informojmë me kohë kur do të takohen organet partiake”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”