Google ADS

Shefi i diplomacisë kosovare, Pacolli viziton Maltën

15:31 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefi i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës në Maltë, është takuar me presidentin e Këshillit Global për Tolerancë dhe Paqe, Ahmed Al Jarwan, një personalitet i rëndësishëm në botën arabe, që drejton njëherësh dhe Parlamentin arab.

Presidenti Al Jarwan e njoftoi Pacollin me organizatën e re ndërkombëtare, me seli në Maltë, e themeluar nga një grup personalitetesh nga gjithë bota, e cila do të përkushtohet në nxitjen e iniciativave në gjithë botën, për nxitjen e paqes dhe tolerancës. Ajo do të funksionojë globalisht me institucionet e veta, me degë në të gjithë botën, duke përfshirë qarqe akademike, sociale, të mediave, etj.

Kreu i diplomacisë kosovare e vlerësoi idenë e themelimit të kësaj organizate, e cila nis nga puna sot, me praninë e autoriteteve më të larta të Maltës, duke thënë se Kosova do të ketë rolin e vet brenda kësaj organizate me degën e vet.

Prania e shumë personaliteteve nga shumë pjesë të botës është një rast i mirë për kreun e diplomacisë kosovare për të zhvilluar aktivitete lobuese me shtetet që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Ai ka nisur kontakte intensive me delegacione të pranishme në mbledhjen inaugurale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme