Lajmin e publikuar sot në arbresh.info se 50 punëtorë me kontratë mbi vepër në Administratën Tatimore të Kosovës nga sot llogariten si të papunë e kanë pranuar edhe në ATK.
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri, ka thënë për arbresh.info se kjo gjë është e vërtetë. Sipas tij këta punëtorë kanë pasur kontratë deri në ditën e djeshme.
“Ata e kanë përfundu kontratën , pra dje e kanë pas ditën e fundit të kontratës , po është e vërtetë sepse ata kanë qenë me një kontratë mbi vepër të angazhuar e kanë përfundu kontratën edhe kontrata ka përfundu”, ka thënë ai për arbresh.info.
LEXO EDHE: ATK rrezikon jetesën e 50 familjeve, konkursi i kontestuar
I pyetur rreth konkursit të fundit për 30 inspektorë tatimorë e për të cilët arbresh.info mëson se janë pranuar vetëm 10 persona nga 60 të punësuarit me kontratë mbi vepër, dhe 20 të tjerë janë marrë nga jashtë, Imeri ka thënë se për këtë është më mirë t’i drejtoheni zyrës për medie.
“Ai konkurs ka qenë i jashtëm dhe iu ka nënshtru procedurave të konkursit, por për më tepër është më mirë të orientoheni në zyrën e komunikimit për medie”, ka thënë ai./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?