Donald Trump ka fajësuar skemën e lotarisë së vizave, sepse lejoi sulmuesin e Nju Jorkut të hyjë në vend.
Presidenti amerikan, duke cituar raportime të pakonfirmuara në lidhje me mënyrën se si Sayfullo Saipov hyri në vend, ka thënë: “Terroristi hyri në vendin tonë përmes të ashtuquajturit Programi i Lotarisë së Diversitetit të Vizave, një bukuri e Chuck Schumer. Dua të bazohet në meritë”, transmeton portali arbresh.info
Lotaria e vizave jep 55 mijë viza imigrantësh, të njohura si green cards (karta e gjelbër), çdo vit për njerëzit nga shtetet me nivele të ulëta të emigrimit në SHBA.
Saipov, një shtetas uzbek, hyri ligjërisht në SHBA në vitin 2010. Zyrtarët nuk kanë thënë nëse ai erdhi përmes skemës së lotarisë.
Ai u arrestua pasi shtypi me kamion kalimtarët dhe çiklistët në afërsi të Qendrës Botërore të Tregtisë. Sulmi la tetë persona të vdekur e 11 të lënduar./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet