Eminem është njëri nga artistët më të mirë të të gjitha kohërave,jo vetëm se muzika e tij pëlqehet dhe shitet, por ka fuqinë që të qëndrojë nëpër lista edhe disa vjet pas publikimit të këngëve.
Këtë javë, albumi i tij Recovery, është kthyer në “Billboard 200” në vendin 160, një renditje shumë e respektuar për një album që ka plot shtatë vite që ka dal në treg. Kjo renditje është një moment historik, dhe e vendos Eminem në librat e historisë në një tjetër nivel.
Sipas Billboard, kjo është java e 300 që Recovery qëndron në renditje. Vetëm disa albume mund të qëndrojnë në tabelë për disa javë, dhe jo më shumë se 100. Vetëm albumet më të mëdha dhe më të suksesshme nga disa prej artistëve më të dashur të të gjitha kohërave përfundojnë duke qëndruar në të gjitha llojet e zhanëreve për muaj dhe vite, por që të qëndrojnë më shumë se njëherë kjo është e rrallë.
Kompania tregon se Recovery është albumi i tretë i Eminem që ka fituar një vend në Billboard 200 për të paktën 300 javë, duke e bërë atë artistin e parë në histori që e ka bërë këtë. Albumet e tjerë kanë qëndruar në renditje për të paktën 300 javë(më pak se 20 janë të përfshira në atë listë), por asnjë artist nuk ka pasur tri albume të ndryshëm.
Të tre albumet e tij shkuan në numrin 1 në listë për të paktën një javë, ndërsa disa ishin të pa lëvizur për disa javë me radhë. The Eminem Shoë, është certifikuar si diamant në SHBA, ndërsa Perdes Call është shtatë herë platinum dhe Recovery është konfirmuar si tre herë platinum.
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...