Lluka: Do të fokusohemi te prodhimi dhe tërheqja e investimeve të huaja

12:59 | 1 Nëntor 2017
arbresh.info

Forum 2015 ka organizuar tryezën “Çështjet që e frenojnë zhvillimin në Kosovë” në të cilën u shpalosë problemet dhe ofron qasje konstruktive për zgjidhjen e tyre, në shtyllat kryesore të zhvillimit të një shoqërie si ekonomia, shëndetësia dhe arsimi.

Aty u tha se ekonomia e Kosovës ka vazhduar të rritet gjatë gjithë dekadës së fundit, por nuk ka qenë e qëndrueshme dhe as afër nivelit të domosdoshëm.

Sa i përket arsimit u tha se secili nxënës duhet siguruar një shkollim efikas dhe të qëndrueshëm në funksion të ekonomisë dhe tregut të punës.

Gjendja në shëndetësinë kosovare u vlerësua mbetet kritike dhe se niveli i ulët i zhvillimit të sektorit të shëndetësisë reflektohet në rezultate alarmante për sa i përket shëndetit publik në Kosovë.

Valdrin Lluka, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, tha se do të fokusohemi tek prodhimi dhe tërheqja e investimeve të huaja që iniciojmë zhvillim të qëndrueshëm.

“Unë besoj që para ekonomisë vjen arsimi sepse pas arsimit vjen gjithçka. Për shkak se kemi mungesë të kuadrove të kualifikuara. Investimet e huaja në Kosovë dhe gjysma e investimeve janë në ndërtimtari që nuk mundësojnë punësime të qëndrueshme. Ne në Kosovë edhe ato investime që vijnë nga investimet publike që bëhen nuk gjenerojnë vende gjithashtu stabile pune”.

“Vetëm 10 për qind të investimeve shkojnë në prodhim  dhe kjo duhet të ndryshohet ne duhet të fokusohemi këtu sepse ne zëvendësojmë importin dhe rrisim eksportin. Në Kosovë ato kompani që i kemi si të huaja që kanë ardhur përmes qeverisë për mua këto kompani nuk kanë shumë efekt pozitiv. Efekt pozitiv për mua janë ato që prodhojnë që transferojnë edhe njohuri tek ne. Jemi në përgatitje projekt propozim për kompaninë “diga factory” dhe është ajo që prodhon bateri dhe pronari i saj e ka shpall një interes për të ndërtuar një fabrikë në Evropë dhe ka futur në garë të gjitha shtetet për të tërhequr këtë investim”.

“6 miliardë qarkullim dhe 5000 vende të punës dhe efekti është që kjo qon në hapjen e shumë kompanive që do të hapen për shërbime. Unë nuk kam mundur që të jem indiferent dhe kam përgatitur një projekt propozim për ta. Ajo që kamë vështir ta bind është se numri i punëtorëve që do të ofrohet apo kërkohet ne nuk kemi staf të kualifikuar për këtë”.

Luan Shllaku, tha se për këtë fokus grup kanë zgjedhur tre sektorët për të cilët mendojnë se janë sektorët më të rëndësishëm e që kanë mbetur në bisht të zhvillimeve reformuese.

“Sot kemi zgjedh te flasim për ekonomi arsim dhe shëndetësi dhe dot ë flasim për to më mënyrë që të gjejmë se pse akoma mbeten në bisht të zhvillimeve reformuese. Sektorët ma të rëndësishëm dhe vital i kemi lënë anash dhe sa herë që shtet nuk kujdeset për këta sektor ata gjejnë rrugë alternative për të shkuar përpara që në një moment do ta ngufasin zhvillimin e këtyre sektorëve”./EO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme