Google ADS

Dikush po i kërkon Thaçit që ta ftoj Vuçiqin në Prishtinë

12:48 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka marrë sot një propozim të pa dëgjuar më parë.

Veròljub Petronic drejtor ekzekutiv i HumaniCentar dhe hulumtues i sferës së sigurisë në Mitrovicën e Veriut i ka propozuar Thaçit që të ftoj në Prishtinë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, shkruan arbresh.info.

Kjo kërkesë e tij ka ardhur gjatë një Forumi që po mbahet në Prishtinë e ku po diskutohet për ndryshimin e mandatit të FSK-së.

“Pse zotëri Thaçi ju nuk e keni thirr Vuciqin me i thënë ejani në  Prishtinë dhe e kundërta. Kërkoj falje që bëjë një propozim të tillë por shpresoj që do të ecim në hapa më tutje në rast se ndodhë kjo”, ka thënë Petronic duke folur për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Propozimit të Veròljub Petronic iu përgjigj presidenti Thaçi duke thënë se procesi i shndërrimit të FSK do të jetë i suksesshëm.

“FSK nuk është vazhdimësi e TMK por është forcë e re. Është jetike që të vazhdohet konsultimi me të gjitha komunitetet e në veçanti me komunitetin serb e po ashtu edhe me komunitetet tjera. Gjithashtu unë kam diskutuar me komunitetin serb në kohëra të ndryshme për themelimin e Forcave të Armatosura. Ekziston vullneti i mirë prej të gjithëve në kryerjen e këtij obligimi. Forcat e Armatosura formohen për ruajtjen e paqes në rajon. Po ashtu u përmend edhe frika definitivisht për mua është argument i paqëndrueshëm mos pëlqimi i krijimit të Forcave të Armatosura kinse serbët po frikësohen. Sikurse sot FSK,  edhe nesër Forcat e Armatosura do të jenë në shërbim të gjithëve. Ato nuk janë të drejtuara kundër askujt”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova mund të ndërtohet bashkërisht e jo me frikë ndaj njëri tjetrit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme