Nesër (e enjte) në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Shkup do të mbahet seancë gjyqësore për rastin e Kumanovës, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) përmes një njoftimi për Telegrafi Maqedoni thekson se komunikacioni në rrugët në të cilën do të sillen të akuzuarit do të jenë të mbyllura përkohësisht.
“Ju njoftojmë se komunikacioni në rrugët në të cilat do të sillen të akuzuarit dhe komunikacioni rreth ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup, përkohësisht do të zhvillohet në rrugë tjera”, thonë nga MPB.
Nesër pritet që Gjykata Penale të bëjë publik aktgjykimin për rastin e Kumanovës. Për këtë proces gjyqësorë janë harxhuar rreth 3 milion euro sepse për mbajtjen e një seance janë harxhuar mbi 50 mijë euro për angazhimin e një numri të madh të forcave policore, ekipe dhe helikopter.
Ky proces ka nisur në shkurt të këtij viti kur në bankën e të akuzuarve u ulën personat të cilët akuzoheshin si organizatë terroriste për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...