Google ADS

Kanen nuk do ta ndërroja me askënd

12:15 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Mbrojtësi i Tottenhamit, Jan Vertonghen thotë se nuk do ta ndërronte bashkëlojtarin e tij, Harry Kane me asnjë lojtar.

I pyetur për të bërë një krahasim me Ronaldos dhe Kane, Vertonghen u përgjigj:

“Padyshim që të dy janë futbollistë të jashtëzakonshëm. Ronaldo ka kualitetet e tij dhe Harry të tijat. Ne duhet të tregojmë respekt për Ronaldon për gjithçka që ka fituar në këto vite, në atë që është duke e bërë akoma dhe në nivelin të cilin ende është duke luajtur. Është e vështirë për të krahasuar sepse ka lojtarë të stileve të ndryshme, por për mua Harry është njëri prej sulmuesve më të mirë në Evropë, ndoshta më i miri dhe e tregon këtë gjë çdo javë. Nuk do ta ndërroja Harryn për asnjë lojtar momentalisht”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme