Një 30-vjeçar nga Rusia i cili kishte provuar të lundrojë i vetëm nga Suedia në Spanjë në një barkë të cilën ai e kishte blerë në Stokholm, u shpëtua pas kërkimeve të bëra falë mesazhit që kishte shkruar në një gur ku kërkonte ndihmë.
Burri, i cili nuk është identifikuar ende për publikun, u raportua i zhdukur të mërkurën, pasi kishte humbur kontaktet me familjen dhe shokët. Roja bregdetare e Suedisë ka reaguar menjëherë duke organizuar një operacion shpëtimi duke përfshirë barka dhe helikopterë, së bashku me Administratën Detare dhe një numër i vullnetarëve civilë, transmeton portali arbresh.info
Shpresat për të gjetur lundruesin u shuan të premten kur gjetën barkën e tij në bregdetin juglindor të Suedisë.
Edhe pse kishin humbur të gjitha shpresat, mjetet eshpëtimit , mbi ishullin Ostergotland panë një njeri afër fjalës “NDIHMË’ me shkronja të mëdha të rregulluara me myshk.
Lundruesi u dërgua shpejt në spitalin e Linkoping duke raportuar kështu që është në gjendje të mirë shëndetësore./arbresh.info/
Pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
BE do të vendosë sanksione të reja ndaj Iranit
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën...
Media spanjolle: Bumi i turizmit katapulton ekonominë e Shqi...
Vizita e Erdogan në Serbi, Turqia do zhvillojë industrinë e ...
Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Polonia U21 në kualifi...