Radosavljevic: Lista Serbe nuk do ta votojë ushtrinë

12:06 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Jovana Radosavljevic, drejtoreshë ekzekutive nga Iniciativa e Re Sociale në Mitrovicën e Veritu ka thënë se në hulumtimin që e kanë bërë serbët ka dal se procesi i shndërrimit të FSK-së në ushtri do të duhej të ndërlidhte agjendën e gjerë, pra në negociatat në mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas saj, anashkalimi i Kushtetutës sa i përket shndërrimit të FSK në Forca të Armatosura do të ishte i papranueshëm dhe do të dërgonte mesazh negativ në të gjithë shoqërinë, shkruan arbresh.info.

“Prania e NATO dhe e KFOR është e mirë dhe vet këta dy paraqesin  sigurinë në Kosovë”, ka thënë ajo.

Sipas saj ende nuk ka kaluar shumë kohë nga konflikti dhe është e domosdoshme të merren parasysh të gjitha frikët dhe në këtë mënyrë të vij deri te pajtimi.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës nuk ka arritur që ta përfshij komunitetin serb në dialog sa i përket kësaj çështje.

“Për ne është e qartë që Lista Serbe nuk do të votoj ushtrinë”, ka thënë Radosavljevic.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme