Thaçi: Shndërrimi i FSK-së po shkon drejt fazës përfundimtare

11:46 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se Ushtria e Kosovës nuk paraqet asnjë kërcënim ashtu siç nuk paraqet sot Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ai e ka thënë këtë në një debat të hapur me shoqërinë civile, ku po diskutohet rreth qëndrimit të komunitetit serb për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Jam i bindur që ky hap final i bërjes së Kosovës me Forca të Armatosura, pas një periudhe të gjatë të zhvillimit të Forcave të Sigurisë, në një partneritet të shkëlqyeshëm me SHBA-në, KFOR-in dhe NATO-n, është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës, në interes të gjitha komuniteteve, të sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe në rajon. Për më tepër, duhet ta bëjmë të qartë se Forcat e Armatosura të Kosovës nuk paraqesin asnjë lloj kërcënimi ashtu siç nuk paraqet sot asnjë kërcenim FSK-ja”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i FSK-së sot, dhe i Forcave të Armatosura të Kosovës nesër, do të mbetet i njëjtë, pra fuqizimi i paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë dhe ofrimi i sigurisë për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

“Ky proces i filluar vite më parë, gradualisht është duke shkuar drejt fazës përfundimtare të vet”, ka thënë ai”, ka thënë Thaçi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme