Punëtorët e sigurimit të objekteve të Fakulteteve të UP-së po protestojnë para rektoratit të UP-së ku po kërkojnë tu bëhet pagesa e stazhit të punës prej 0.5 për qind, konform nenit 48 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat ka thënë se këta punëtorë duhet ta gëzojnë të drejtën e 0.5 për qindëshit ashtu siç e gëzojnë punëtorët e tjerë në sektorin publik.
Sipas tij, bëhet fjalë për 100 punëtorë të sigurimit fizik të cilët janë punëtorë publiko-privat, shkruan arbresh.info.
“Të gjithë punëtorët në vendin e tyre i kemi lënë që të mirëmbajnë rendin mirëpo ne po presim që të vijmë deri te një marrëveshje për 0.5 për qindëshin. Nëse konsiderojmë se jemi pjesë e kësaj shoqërie duhet bërë pagesa e 0,5 për qindëshit. Nëse për dy tri ditë nuk ka lëvizje do të detyrohemi të futemi në grevë. Varianti përfundimtar është që ne duhet të procedojmë ne gjykatë për djersën e punës tonë që na takon. Të gjithë punëtorët e shërbimit civil e gëzojnë këtë të drejtë. Duam mjetet që na takojnë me ligj ashtu siç u takon secilit në sektorin privat dhe publik”, ka thënë Azemi.
Ai ka thënë se është hera e katërt që rektori i UP-së njoftohet për këtë pagesë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1583923621672724/
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...