Google ADS

Vrasja në Gjakovë për motive të ulëta

11:02 | 1 Nëntor 2017
L G

Një person është vrarë sot rreth orës 09:40 në qendër të Gjakovës. Sipas Policisë së Kosovës nga rajoni i Gjakovës viktima është  A.H, shtetas kosovar  rreth 30 vjeçar nga Gjakova, raporton Arbresh.info.

Policia ka bërë të ditur se viktima ishte në vendin e tij të punës, deri sa është qëlluar për vdekje nga i dyshuari E. B 21 vjeçar nga Peja.

“Kryesi kishte hyrë në lokalin ku i ndjeri punonte (qebaptore Toni) ka qëlluar me armë zjarri viktimën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me ç rast ka hedhur armën dhe është dorëzuar në stacion policor, i dyshuar është: E.B ,kosovar/shqiptar i lindur me 09.02.1996 në Pejë, me banim në Gjakovë”, bën të ditur policia.

Të gjitha ekipet kanë dal në vendin e ngjarjes dhe po ashtu edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë .

Deri tek ky rast tragjik, sipas policisë  ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje  e mëhershme për motive të ulëta. I dyshuari mbahet në ndalim policor, arma është konfiskuar dhe rasti vazhdon të hetohet nga njësiti për Krime të rënda nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme