Është liruar nga burgu biznesmeni, njëherësh pronari i hotelit “Princi i Arbrit” në Kodrën e Trimave, Florim Maloku.
Ai ishte dënuar me tetë vite burg në Maqedoni nën akuzën “Vjedhje të Bankës”, raporton portali arbresh.info
Maloku thotë se më në fund pas tetë viteve e gjysmë vuajtjeje e padrejtësive edhe fizikisht gjendet në mesin e familjes e miqve.
“Thonë se sfidat e bëjnë njeriun më të fortë, dhe jam I bindur në kuptimin e kësaj thënie, sepse për asnjë moment gjatë këtyre 8 viteve e gjysmë të rënda nuk jam hamendur se një ditë do të kuptojnë të gjithë se kam vuajtur padrejtësisht. Drejtësia është teori ligjore ose filozofike me të cilën administrohet paanësia( drejtësia)”, teori kjo e cila nuk u aplikua në rastin tim ashtu siç nuk u aplikua asnjë normë e drejtësisë. Drejtësia në duart e të padrejtëve nuk është drejtësi……është krim”, është shprehur ai.
“Vizioni pozitiv i njerëzve pozitiv, të cilët kontribuuan edhe në këtë ndryshim timin. Do të isha jo mirënjohës nëse nuk do falënderoja shumë njerëz të cilët janë solidarizuar me mua dhe familjen time gjatë këtyre viteve… janë te shumtë. Sot do të falënderoj veçanërisht kryeministrin e Republikës së Maqedonisë – z. Zaev, dhe liderin e shqiptarëve të Maqedonisë z .Ali Ahmeti për kontributin e tyre në fillimin e vënies së drejtësisë në një padrejtësi te madhe që më është bërë, duke më mundësuar kthimin tim në familjen time. Duke ju kursyer te gjithë ju nga ky moment sa emocional po aq edhe i vonuar për mua, ju shpreh konsideratën dhe falënderimet më te sinqerta për të gjithë ju”, thotë tutje Florim Maloku.
Kohë më parë arbresh.info pati shkruar se rasti i biznesmenit Maloku ishte i montuar nga shteti i Maqedonisë për arsyet që nuk diheshin.
Madje në një intervistë për portalin arbresh.info djali i tij Faton Maloku kishte thënë se babai i tij ishte akuzuar pa prova duke cekur se edhe ‘Komiteti i Helsinkit’ dhe ‘Ambasada e Kroacisë’ që nga fillimi e kishin përcjellë rastin e biznesmenit Maloku dhe kishin thënë se është rast i montuar./arbresh.info/
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat
MPB miraton vendimin për regjistrimin e fakteve të gjendjes ...
Diana shoqe me Veronën e Bucit, ndanë momente të lumtura së ...
Gresa dhe Xheneta komentojnë provokimin që ia bënë Drilonit
Kush po i bie mësysh Realit, lëndohen edhe Mbappe, Bellingha...