Google ADS

Kevin Spacey akuzohet për ngacmim tjetër seksual

10:23 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Një figurë e dytë  e Hollivudit ka dalë publikisht për të akuzuar me ngacmim seksual aktorin Kevin Spaceyn.

Tony Montana, një regjisor dokumentarësh thotë që ylli i House of Cards e preku atë në organet gjenitale në një bar në Los Anxhelos në vitin 2003, transmeton portali arbresh.info

Ai thotë se ishte në një bar duke punuar kur Spacey u shfaq me disa miq.

“Shkova për të porositur një pije dhe Kevin erdhi afër meje dhe e vendosi dorën mbi krahët e mi”, tha Montana për Radar.

“Ai më thoshte që të largohem nga bari me të. E vendosi dorën e tij në mes të këmbëve dhe më kapi organin gjenital”.

LEXO EDHE: I revokohet çmimi Emmy, Kevin Spacey

Montana thotë se ky incident bëri që ai të vuante nga Stresi Post-Traumatik për muaj të tërë, dhe se nuk i kishte treguar askujt për këtë rast vetëm psikologëve.

Ai vendosi të dalë publikisht vetëm tani, kur fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar Kevin Spacey është akuzuar edhe nga aktori Anthony Rapp për avancim ta pahijshëm ndaj një të mituri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme