Supremja thërret liderin katalunas të paraqitet para gjykatës

09:04 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Gjykata Supreme e Spanjës ka thirrur udhëheqësin katalunas Carles Puigdemont dhe 13 anëtarët e qeverisë së shkarkuar që ta paraqiten para gjykatës këtë javë.

Gjithashtu u dha atyre tri ditë për të paguar një depozitë prej 6.2 milionë euro për të mbuluar detyrimet potenciale, transmeton portali arbresh.info

Thirrjet vijnë pasi kryeprokurori i Spanjës të hënën tha se ai do të ngrinte akuza duke përfshirë rebelimin.

Puigdemont është në Belgjikë me disa ish ministra. Ai më parë tha se nuk ishte atje për të kërkuar azil.

LEXO EDHE: Udhëheqësi i rrëzuar katalanas nuk kërkon azil politik

Carles Puigdemont shkaktoi një krizë në Spanjë duke mbajtur një referendum të pavarësisë në fillim të tetorit në rajonin gjysmë autonom, pavarësisht kundërshtimit të Madridit dhe Gjykatës Kushtetuese duke e shpallur votimin e paligjshëm.

Qeveria qendrore e Spanjës tani ka marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonisë.

Puigdemont u paraqit në Bruksel të hënën pasi Prokurori i Përgjithshëm i Spanjës, José Manuel Maza bëri thirrje që udhëheqësit katalanas të përballen me akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme