Ka folur për herë të parë nëna e vëllezërve Habilaj, të cilët në muajin e fundit janë lakuar më shumë se kushdo në media. Zenepe Habilaj ka rrëfyer për ‘Top Story’ se djemtë e saj janë të pafajshëm dhe se deri më tani ajo dhe bashkëshorti kanë punuar me dy sera dhe ata kanë punuar me trageti perimesh.
“Djemtë e mi, në radhë të parë, janë të pafajshëm dhe të tëra i kanë me djersën e ballit. 10 vjet në det ata me maune, perime , fruta, të gjitha… Unë vetë si Zenepe, bashkë me burrin tim, kam punuar 10 vjet me dy serra, edhe me dy dylym bizele që ma di fshati. Kam punuar bashkë me djemtë.
Djemtë të tre kishin firmën e tyre dhe unë me burrin punoja në dy serra. Unë kaq di për ta. Për mua si nënë, ata janë të pafajshëm. Me mua kanë jetuar këtu. Tërë ditën gërryej dhe ja, e heq stresin vetëm me punë. Për mua është një e pavërtetë sepse hahen qeveritë me njëra-tjetrën nuk më intereson fare. Zihen për karrike ata, nuk zihen për mua” thotë nëna.
Por, a e njeh ajo ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin? “Unë nuk e njoh . Gjyshja ime e ka një kushëri të largët fare. Nuk e kam takuar kurrë, të betohem. Ka Zot. Unë si Zenepe nuk e njoh”, thotë nëna e Habilajve.
Moisi Habilaj u arrestua në Itali dhe akuzohet si koka e bandës së drogës që ka trafikuar tonelata kanabis nga Shqipëria në Itali.
E ndërsa Moisiu është arrestuar, vijon të jetë në kërkim Florjan Habilaj dhe pjesëtarë të tjerë të bandës.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...