Google ADS

Diskutohet përfshirja në buxhet e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

07:51 | 1 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Financave Bedri Hamza do të pret në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, si dhe përfaqësues tjerë të OJQ-ve për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Në këtë takim do të diskutohet për buxhetin e vitit 2018 dhe përfshirjen e kësaj kategorie në linjën e rregullt buxhetore, shkruan arbresh.info.

Takimi mbahet duke filluar nga ora 10:00./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme