Nga: Avni Jashari
Ishte data 2 nëntori i vitit 2000 kur po thuaj gjithë populli dhe kombi shqiptar përkrahnin një emër për president të SHBA-ve atë të Senatorit dhe ish nënpresidentit Al Gore.
Simpatia dhe respekti ndaj Al Gorit nuk vinte që ndoshta populli e njihte si njeri të zgjuar por për të vetmen arsye që ishte nënkryetar i shteti Amerikan kur ndodhën bombardimet kundër pushteti serb, i cili aso kohe bëri spastrim etnik ndaj kombit shqiptar të Kosovës.
Nuk ndodhi ajo që pritnim dhe dëshironim, në krye të shtetit Amerikan erdhi George W. Bush, i cili ishte një biznesmen, senator i Teksasit për të cilin dukej se Ballkani dhe çështja jonë Kosovare të mos qonte një peshë të madhe dhe një jo seriozitet të duhur. Me gjithë zhgënjimin presidenti Rugova dhe krerë të partive politike e përgëzuan atë duke i kujtuar se ne jemi në mëshirën tuaj dhe te shtetit Amerikan.
Fillimisht doli ajo që kishim parashikuar, Bush-it më shumë i interesonte Lindja sesa Europa dhe Ballkani. Me sulmin e 11 shtatorit 2001 çështja e Kosovës mbeti po thuaj tashmë në dorën e tret apo ndoshta edhe të katërt. Presidenti tashmë i ndier i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, vazhdonte me thënien e tij të famshme “Njohjen formale të Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran me miqësi permanente me shtetin Amerikan”. Edhe pse edhe vet Rugova ndoshta e dinte se për një gjë të tillë do të duhej thyer dhëmbët me diplomaci të matur.
Ditë e më andej pavarësia e Kosovës dukej e pa arritur edhe pse për q`do ndërrim të mot moteve elita politike madje edhe Bashkësia Islame e Kosovës bënin urime duke thënë se: “vitin e ardhshëm do t`a presim në Kosovën e pavarur”. Kjo gjë filloj tashmë të bëhej si rutinë dhe me as populli nuk ju zinte besë.
Në mandatin e parë po thuaj Bush nuk përmendi as edhe një herë çështjen e Kosovës! A ishte kjo strategji apo thjesht mos interesim?
Dukej se Kosova dhe kosovaret prapë mbeten të zhgënjyer kur George .W Bush mundi edhe në mandatin e dytë Senatorin e Massachusettss -it John Forbes Kerry.
Europa propozonte bisedime dhe dukej sikur Kosovës po i përsëritej historia.
Çështja jonë po rëndohej kur në krye të negociatave erdhi një njeri nga një shtet pro Rus, Presidenti Ahtisari.
Mirëpo Bushi dhe sharmi i tij prej Kauboj asnjëherë nuk e kishte qitur në harresë çështjen tonë, sikur se në filmat e John Wayne kur duket se çdo gjë përfundon, mu në fund heroi del dhe shpëton popullin indianë nga banditët.
Me ardhjen e tij në Shqipëri u bë presidenti i parë amerikan që vizitoj shtetin Shqiptar, dhe i bëri me dije tërë Botën se Amerika aleatin më të besuar n`Ballkan i ka shqiptarët. Vizita e tij bëri një bum nga tërë mediet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Kauboj nga Teksasi dha mesazhin e qartë nga Tirana në pyetjen e gazetarëve lidhur me pavarësinë e Kosovës duke u përgjigjur “Do të vi dita kur të themi mjaft është mjaft Kosova do të bëhet e pavarur”. Të njëjtin mesazh Bushi e dha ditën e nesërme edhe në Bullgari.
Pra na doli se George W. Bush e kishte strategji atë që dukej se nuk i jepte interesim çështjes së Kosovës.
Vetëm pas pak muajve të vizitës se ti në Tiranë, Kosova shpalli pavarësinë ku Amerika ishte ndër të parat që njohu realitetin e ri.
Ani pse shumë vende e akuzojnë dhe i digjen fotografit, ani pse për shumë ishte si “gjakpirës”… për Kosovën dhe popullin kosovar duhet të mbete kryetari më i respektuar Amerikan i cili me trimëri pa ju trembur syri nga sllavët, me buzëqeshje kurorëzoi Kosovën me pavarësi. Pavarësi që nuk do të luhatet më kurrë.
Sot kur i shikoj fëmijët e mi dhe tërë ata fëmijë kosovar në ta e shoh buzëqeshjen paqësore pa frik dha pa tmerr.
“Do të jesh njeri i fortë i popullit tënd vetëm atëherë, kur vepra e jote u shërben njësoj edhe popujve tjerë. Është e vërtetë se njeriu është ai që krijoj librin, por edhe libri e krijoj njeriun. Pericipi i njeriut gjendet në lirinë e tij”: Hegel.
(Notë: Ky opinion ribotohet për hir të ditëlindjes së 69-të të ish-presidentit amerikan Gerge W. Bush)
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?