Presidenti i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka premtuar se do të respektojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme rajonale që priten të mbahen në muajin dhjetor.
Ai ka theksuar se do të largohet nga Belgjika dhe se do të kthehet menjëherë në shtëpi, nëse atij i garantohet proces gjyqësor i drejtë në Spanjë, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont, i cili mund të përballet me akuzat për rebelim, kryengritje dhe keqpërdorim të fondeve publike mbi shtysën e administratës së tij për pavarësi, ka udhëtuar drejt Belgjikës, para se avokati spanjoll të njoftonte mbi akuzat.
Puigdemont tha se ai do të pranonte sfidën e zgjedhjeve “me gjithë forcë”, duke hequr frikën se separatistët mund të bojkotonin votimet.
“Spanja kërkon që Katalonja të braktisë projektin tonë politik, por ata nuk do të arrijnë këtë”, tha ai.
Spekulimet se Puigdemton mund të kërkojë azil politik janë rritur edhe më shumë pasi një avokat belg tha se “ai edhe mund të ekstradohej”.
I pyetur nëse do të qëndrontë në Belgjikë, Puigdemont u përgjigj: “Varet. Kam nevojë për garanci”./arbresh.info/
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...