Kina dhe Koreja Jugore përmisojnë marrëdhëniet, “dridhet” Koreja Veriore

21:52 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetur vendimin e Kinës dhe Koresë Jugore për të stabilizuar marrëdhënies pas një viti tensionesh mbi vendosjen e mbrojtjes së raketave balistike, pasi vendi kërcënohej nga Koreja Veriore.

“Ne jemi të kënaqur të dëgjojmë se Republika e Koresë dhe Kina po krijojnë një marrëdhënie më të ngushtë”,tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert, transmeton portali arbresh.info

“Ne e shohim këtë si sigurim të stabilitetit të mirë në rajon pas kërcënimeve nga Koreja Veriore”, shtoi ajo.

Nauert tha se nuk kishte ndryshim në vendimin e Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara për të vendosur sistemin e mbrojtjes raketore THAAD në Korenë e Jugut për t’u mbrojtur kundër programit raketor bërthamor dhe balistik të Phenianit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme