Fletarrest për aktoren që foli e para kundër Harvey Weinstein

20:08 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Aktorja Rose McGowan, e cila zbuloi e para skandalin për abuzimet seksuale në Hollywood, mund të arrestohet.

Urdhërarresti erdhi pasi policia në Aeroportin Ndërkombëtar të Uashingtonit, kontrolloi gjërat e saj personale, transmeton portali arbresh.info

Ajo pritet të arrestohet për posedim të lëndëve narkotike.

Autoritetet në Uashington kanë theksuar se janë përpjekur që të kontaktojnë aktoren, e cila duhet të paraqitet në një gjykatë në Virginia.

Rose ishte aktorja e parë që foli hapur se ishte përdhunuar nga producenti i njohur Harvey Weinstein./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme