Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në komunat shqiptare solli sukses solid për BDI, më pak për ASH dhe mossukses të Lëvizjes Besa.
Megjithatë numrat zbulojnë edhe punë tjera, edhe pse kanë humbur në komuna të mëdha, kandidatët e Besës kishin rritje të votave në krahasim me rrethin e parë. Kasami në këtë sfidë për Tetovën morri 17.113 vota ose thuajse dyfish të rrethit të parë, por jo të mjaftueshme pasiqë Arifi mori 4.800 vota më shumë nga rrethi i parë dhe dallimi ishte 1.023 vota.
Më ngushtë ishte në Çair për vetëm 0.73% në favor të Visar Ganiut të BDI përkundër Zekirija Ibrahimit. Por fitorja e BDI u bë me 209 vota më shumë. Ganiu mori 2 mijë vota më shumë se rrethi i parë.
Në dy komunat tjera më të mëdha ministri i shëndetësisë fitoi kandidatin e BDI. Ai shtoi në llogari të tij për 5.320 vota ndërkohë që Bejta shkonte para në rrethin e parë derisa në rrethin e dytë 3.800 vota shtesë nuk arritën t’i siguronin atij funksionin duke humbur kështu për 965 vota.
Kuadri i BDI-së në Strugë fitoi në këtë komunë, Merko në rrethin e parë ishte i dyti por në rrethin e dytë morri 6 mijë vota më shumë se sa në 15 tetor, edhe Sela mori mbi 3.800 vota plus por të pamjaftueshme që të mbajë pozicionin pasiqë Merko shkonte para për 1.300 vota.
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...