Paris Saint Germain dhe Anderlechti kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve.
Gjiganti francez kërkon të siguroj pozitën e tyre në fazat eliminuese të këtij kompeticoni me një tjetër fitore, shkruan portali arbresh.info. Pas tri fitoreve radhazi, PSG qëndron në krye të grupit me tri pikë më shumë se Bayern Munichu.
Fitorja ndaj Anderlechtit do të dërgoj PSG-në direkt në fazat eliminuese në rast se Bayerni i shmanget një disfate ndaj Celticut.
Nga ana tjetër, Anderlechti nuk ka asnjë pikë pas tri ndeshjeve të humbura në grup. Edicioni i tyre në Ligë të Kampionëve do të përfundoj nëse ata dështojnë për të fituar sonte (e martë) ndaj PSG-së
Takimi ndërmjet tyre zhvillohet në stadiumin Parc des Princes duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
PSG: Areola; Alves, Marquinhos, Silva, Kurzawa; Verratti, Rabiot; Mbappé, Draxler, Neymar; Cavani.
Anderlecht: Boeckx; Appiah, Mbodji, Spajic, Obradovic; Dendoncker; Gerkens, Kums, Trebel, Onyekuru; Hanni.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?