Forca e Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po pajiset me armatim të rëndë. E kjo në vazhdën e plotësimit të standardeve të NATO-s.
FSK-ja ka vendosur që të ketë armatim të ngjashëm me të NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake në botë.
Kjo forcë është pajisur me municion luftarak në vlerë hiç më pak se 2 milionë e 321 mijë euro, raporton lajmi.net.
Në kërkesën e FSK-së për tu furnizuar me municion, janë kërkuar municion luftarak dhe manovrues.
“Furnizimi me Municion luftarak (kalibri 5.56×45 mm NATO Modeli M855 Ball; municion kalibri 9x19mm), si dhe municion manovrues (kalibri 5. 56×45 mm NATO Modeli M755 Blank) do të bëhet për nevojat e FSK-së me qellim te përmbushjes se detyrimeve sipas misionit në kryerjen e detyrave që dalin nga misioni kushtetues që ka FSK-ja. Municionet duhet t’i plotësojnë te gjitha standardet duke ju referuar specifikacionit teknik të dhënë në DT”, thuhet në kërkesën që e ka bërë FSK-ja për Operatorin Ekonomik.
E Operatori Ekonomik që i ka plotësuar kresat e Autoritetit Kontraktues, FSK-së, është Poligoni i shenjtarisë “Katana SH.P.K”.
“Katana” dhe FSK-ja kanë nënshkruar kontratë dhe për 36 muaj Operatori Ekonomik e ka për obligim që t’i përmbush obligimet ndaj këtij institucioni.
Pavarësisht që vlera e kontratës që është parashikuar nga FSK-ja ka qenë 2 milionë e 222 mijë euro, fitues i tenderit është shpallur “Katana” që ka ofruar një çmim prej 100 mijë euro më të lart.
Në kontratën që e ka lajmi.net, thuhet se vetëm dy operatorë kanë aplikuar për këtë tender.
Kujtojmë se pronar i “Katana”-s ka qenë kryetari aktual i Obiliqit nga AAK-ja, që po garon edhe për një mandat, Xhafer Gashi. Gashi kishte deklaruar se ka hequr dorë nga pronësia në “Katana”.
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...
Kurti: Idealet e Metush Krasniqit janë ideale edhe të kohës ...
Kryeshefi i IPK-së po merr pjesë në Konferencën Profesionale...
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...