Google ADS

Dëshmia e mjekëve dhe miqve: Si e gjetëm të pajetë Adelën në korridorin e shtëpisë

18:21 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Ngjara tragjike e ndarjes nga jeta e gazetares dhe ish-banores së “Big Brother” Adelajda Xhamani që tronditi mbarë opinionin publik ka nisur të zbardhet.

Sipas dëshmive të mjekëve dhe miqve të saj, ata e kanë gjetur Adelën të pajetë në korridorin e shtëpisë së saj në zonën e Freskut.

Gjysmë ore më përpara, ajo kishte telefonuar mikeshën e saj të ngushtë duke i thënë “Nuk mbushem dot me frymë”.

Adelajda mësohet se i ka kërkuar asaj të lajmëronte një ambulancë, e cila ka ardhur në kohën e duhur pranë shtëpisë, por duke mos ditur me saktësi apartamentin e së ndjerës mjekët kanë pritur miqtë e gazetares të cilët kanë mbërritur me taksi. Së bashku ata janë ngjitur në katin e katërt ku dera e apartamentit të Adelës ka qenë e hapur. Mësohet se në momentin që ajo kishte folur me mikeshën e saj, i kishte thënë se do e linte hapur derën në rast se gjërat përkeqësoheshin, shkruan panorama.

Adelajda Xhamani u gjet e shtrirë në korridorin e shtëpisë dhe mjekët nuk konstatuan shenja në trupin e saj.

Ata e kanë dërguar në QSUT, ku si orë e vdekjes është përcaktuar ora 05:10, koha kur mjekët e kanë gjetur në shtëpi. Vonesa 30 minutëshe ka ardhur si pasojë e mosdijes së adresës së saktë.Një ditë më parë, mësohet se Adela kishte punuar deri në orën 23:00 dhe më pas ishte larguar për në shtëpi.

Ajo nuk i kishte shprehur asnjë shqetësim kolegëve dhe as ata nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë tek ajo.Policia e ka cilësuar ngjarjen si ndarje nga jeta për shkaqe natyrore, ku dyshimet më të forta janë për një atak kardiak.

Në trupin e Adelës nuk janë gjetur shenja dhune, megjithatë rezultati i autopsisë pritet të dalë pas 2 javësh, i cili do të zbardhë edhe atë që ka ndodhur në të vërtetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme