Opozita s’i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Kenia

17:41 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Opozita s’i pranon rezultatet e zgjedhjeve në Kenia

Lideri i opozitës në Kenia, Raila Odinga, ka thënë që ata nuk do t’i pranojnë rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura në Kenia, transmeton arbresh.info.

Ai u kishte thënë përkrahësve të tij që të qëndrojnë larg kutive të votimit pasi do të jetë e kotë duke parë që prapë do të përsëriten parregullsitë nga zgjedhjet e 8 gushtit.

Në zgjedhjet presidenciale të përsëritura në Kenia është shpallur fitues presidenti I tanishëm Uhuru Kanyatta.

Veç tjerash bëhet e ditur që dita e zgjedhjeve ka shkuar me përleshje të vazhdueshme mes policisë dhe militantëve të opozitës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme