Gjykata kushtetuese e Spanjës anulon pavarësinë e Katalonisë

16:34 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Gjykata kushtetuese e Spanjës anulon pavarësinë e Katalonisë

Gjykata kushtetuese e Spanjës e ka anuluar pavarësinë e Katalonisë, transmeton arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-presidenti katalunas Carles Puigdemont, në fjalimin e tij të parë që kur Madridi ngriti akuza kundër tij dhe u detyrua të ikte për në Belgjikë.

Në një fjalim për gazetarë ai ka thënë që nuk do të kërkojë azil politikë në Belgjikë

Lideri katalunas tha që sistemi I drejtësisë spanjolle është i prishur dhe dëshironte t’i tregonte botës një deficit serioz të demokracisë në Spanjë.

Pas anulimit të pavarësisë nga gjykata kushtetuese, gjykata e lart e Spanjës I bëri thirrje kryetarit të parlamentit katalunas dhe pesë ligjvënësve të lart për të dëshmuar me 2-3 nëntor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme