Gjiko e bëri hit për një ditë, me “Papuqe Gucci” detyroi Capital T ta largojë këngën “Gucci”

16:36 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Hip hop superylli, Gjiko, ka realizuar hitin e tij të radhës, një gjë që nuk është çudi për reperin e talentuar shqiptar.

Ashtu sikurse me remiksin e projektit “Messi”, që u tentua të minimizohej nga Capitali T me projektin “Koka kola”, të njëjtën tendencë e pati ky i fundit me projektin “Gucci”.

youtube-2-e1509461945508

Pasi Gjiko paralajmëroi këngën “Papuqe Gucci”, ishte Capital T ai që lansoi projektin në version audio në YouTube, që është parë nga fansat si tentim për të minimizuar projektin e ri të Gjikos.

Megjithatë, Gjiko lansoi klipin pa e pasur fare problem, e për një ditë klipi u bë hit në mesin e adhuruesve duke arritur numër të jashtëzakonshëm klikimesh.

youtube-1

Nuk dihet nëse Capital T po kërkon një rivalitet të hapur me Gjikon, por ky i fundit duket se nuk shtë shqetësuar fare nga një tendencë e mundshme e këtij lloji.

Gjiko këtë vit ka qenë artisti më i kërkuar dhe me më së shumti hite, duke qenë në krye të top listave, kurse turneu i tij ishte më i ngjeshuri në estradë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme