Ofrohet mbrojtje ligjore falas për kategoritë e luftës

16:21 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në interes të Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe familjeve të tyre.

Në një njoftim për media thuhet se Drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla, dhe drejtori ekzekutiv i ANJF, Ramadan Gashi, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, që do t’iu sigurojë ndihmën e duhur juridike të gjithë pjesëtarëve të kategorive të lirisë dhe familjeve të tyre.
Sipas njoftimit ZÇKDL, në vazhdimësi është në përpjekje të lehtësimit të shërbimeve për kategoritë e lirisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme