Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka gjatë ditës së sotme ka vizituar komunën e Mitrovicës, ku është pritur nga kryetari aktual i kësaj komune Agim Bahtiri.
Në këtë takim vëmendje e veçantë i është kushtuar çështjes së vitalizmit të “Trepçës” e cila do të bëhet lokomotivë e punësimit dhe zhvillimit ekonomik jo vetëm për Mitrovicën, por të gjithë vendin si dhe rreth realizimit të projektit për ngrohje të qytetit.
Kryetari Bahtiri kërkoi nga ministri Lluka, të përkrahet iniciativa rreth ngrohjes së qytetit, që të merret uji i cili vije nga minierat +50 grade celsius, që përmes gypave të barten deri në hyrje të qytetit, dhe nga aty të bëhet ngrohje e veçantë e cila do ta rrisë temperaturën deri në 80 gradë celsiusë, dhe pastaj të bëhet shpërndarja të të gjitha lagjet dhe fshatrat e Mitrovicës.
Në komunikatë dërguar medieve bëhet e ditur se të dy palët u dakorduan që menjëherë të behët fizibiliteti dhe një projekt detal, meqenëse mjetet për ketë projekt janë pothuajse të gatshme.
Ministri Lluka e ka njoftuar kryetarin Bahtiri për takimin e tij me minatorët e “Trepçës” ku theksoi se ka biseduar me ta lidhur me kërkesat e tyre dhe për mundësitë reale për ti realizuar ato.
Ndër te tjera ministri Lluka, ka thënë së gjatë muajit të ardhshëm do të behët shpallja e konkursit për Bord të Ndërmarrjes “Trepça”.
“Shumë shpejtë, do të themelohet Bordi i Ndërmarrjes “Trepça”, i cilido t’i hap rrugë zhvillimit të qëndrueshëm të kësaj ndërmarrje, do të mundësoi hapjen e rrugëve që janë jetike për zhvillimin e ndërmarrjes dhe mirëqenies sociale të punëtorëve”, ka deklaruar Lluka gjatë takimit me kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Njëkohësisht ata biseduan edhe për Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal, i cili aktualisht është thelluar në një krizë financiarë, me këtë rast ata kërkuan nga institucionet në nivel qendrore, që të sigurojnë mjete për të mbuluar shpenzimet e Veriut.
Kryetari Bahtiri dhe Ministri Lluka ofruan gatishmëri të plotë, për te bashkëpunuar për të mirën e zhvillimit ekonomik të vendit.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës