Google ADS

Jovanoviq: Kosova do të pranohet në OKB vitin e ardhshëm

16:09 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Për çështjen më të rëndësishme me të cilën po merret Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosovën (e Metohinë – sipas “Danasit” të Beogradit), duhet dhe duam të bisedojmë, kjo është tema për të cilën do të deklarohen fëmijët tanë, meqë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kështu i tha TV Pinkut lideri i Partisë Liberal-Demokratike, Çedomir Jovanoviq. Ai, gjithashtu, tha se Kosova do të pranohet në OKB vitin e ardhshëm.

Siç u shpreh Jovanoviq, ai dhe partia e tij vite me radhë po luftojnë për të vërtetën, pavarësisht nëse bëhet fjalë për Kosovën, ekonominë e Serbisë, politikën e saj të jashtme apo marrëdhëniet në rajon.

Sipas fjalëve të tij, çështja e Kosovës po ecën drejt një zgjidhjeje, të mirë a të keqe, por po ecën drejt një zgjidhjeje. “Kemi dëgjuar fjalët e komisarit amerikan Hoyt Yee, i cili tha se Serbia nuk mund të rri në dy karrige dhe konsideroj se me të vërtetë nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë në këtë botë siç është”, është shprehur Jovanoviq.

Fakti se Kosovën nuk e kanë njohur Kina, India dhe Rusia, por 120 vende të tjera po, nuk e ndryshon pozicionin tonë, ka thënë Jovanoviq dhe ka vlerësuar se situata me Kosovën nuk mund të krahasohet me Katalonjën.

“Kanë nisur proces në Kosovë që do të përfundojnë me pranim të Kosovës në OKB, sepse do ta marrin shumicën e thjeshtë vitin e ardhshëm. Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së s’ka veto”, ka thënë Jovanoviq.

Jovanoviq, gjithashtu, tha se të gjithë e dinë se ai ka të drejtë kur thotë se orientimi politik kundruall Kosovës “është krejtësisht i gabuar dhe se situata nuk mund të krahasohet me Katalonjën… Millosheviqi nuk ishte Rajoy”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme