Buxheti 2018: Mbi 400 milionë euro të hyra nga ATK

15:42 | 31 Tetor 2017
M. A.

Në projektligjin që ka miratuar sot qeveria e Kosovës, të hyrat nga Administrata Tatimore e Kosovës pritet të arrijnë vlerën mbi 400 milionë euro, shkruan arbresh.info

“Të hyrat nga ATK gjatë vitit 2018 parashihen të jenë në vlerën 400 e 46 milionë euro që është një rritje prej 5.4 për qind në raport me buxhetin e rishikuar në për vitin 2017”, ka thënë ministri i financave Bedri Hamza në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ndërsa të hyrat e mbledhura nga dogana e Kosovës pritet të arrijnë në 1 miliard e 170 milion euro./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme