Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë përkrahjen e sektorit të produkteve jodrusore të malit. Përmes investimeve në këtë sektor, MBPZHR-ja synon shtimin e prodhimtarisë dhe vlerës së këtyre prodhimeve.
Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, gjatë vizitës që i ka bërë sot kompanisë për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore, “Agroprodukt Syne”, në komunën e Istogut.
Gjatë kësaj vizite, ministri Rikalo bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ministrisë, Kapllan Halimi, janë njoftuar më për së afërmi me investimet e bëra në këtë kompani, si në teknologjinë prodhuese ashtu edhe në atë përpunuese.
Me këtë rast, ministri Rikalo tha se në kuadër të programeve mbështetëse të ministrisë kanë paraparë masa të shumta përkrahëse edhe për agrobizneset, të cilat merren me grumbullimin dhe përpunimin e produkteve jodrusore. Përmes granteve investive për këtë sektor do të mundësojnë që agrobizneset të zgjerojnë veprimtaritë e tyre prodhuese dhe përpunuese, gjë që do të ndikojë edhe në rritjen e prodhimit bujqësor në vend e bashkë me këtë edhe në ndryshimin e bilancit tregtar.
Në anën tjetër, pronari i kompanisë “Agroprodukt Syne”, Halit Avdijaj, ka treguar se mbështetja e ministrisë përmes granteve investive po ndikon në shtimin e prodhimtarisë në këtë sektor.
Ndryshe, Kosova vlerësohet se zonat malore i ka tejet të pasura me bimë jodrusore dhe fruta të malit.
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë