Google ADS

AAK ende s’ka vendosur kë ta përkrah në balotazhin e Gjilanit

15:22 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Aleanca  për Ardhmërinë e Kosovës në Gjilan  ende nuk ka vendosur se kë do ta mbështes në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen në këtë komunë më 19 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur për  arbresh.info ish kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit,  Rexhep Kadriu.

Ai ka thënë se janë duke pritur oferta nga partitë që do të shkojnë në balotazh dhe se deri më tani nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete.

“Ne për momentin jemi duke i pritur ofertat e tyre , deri tash nuk kemi oferta nga asnjëra palë, në momentin që kemi do t’i shqyrtojmë”, tha Kadriu.

Sipas tij, para balotazhit, AAK do të dal me deklaratë që nuk do të mbështesin asnjërin kandidat pa marrëveshje paraprake.

Kadriu ka deklaruar se AAK nuk ka vija të kuqe pa asnjë parti pa marrëveshje paraprake.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve  të 19 nëntorit për  të parin e komunës së Gjilanit do të garojnë  Lutfi Haziri  nga LDK dhe Ismajl Kurteshi nga VV.

Përndryshe  LDK dhe AAK  në komunën  e Gjilanit ishin në koalicion për katër vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme