Google ADS

Vëllau dhe motra e Adelajdës nuk i dhanë dot lamtumirën e fundit asaj

14:51 | 31 Tetor 2017
Arbresh.info

Gazetarja e njohur Adelajda Xhamani është përcjellë për në banesën e fundit paraditen e së hënës.

Në qytetin e saj të lindjes ishin të pranishëm familjarë, të afërm, miq e dashamirës të saj. Nuk mungoi as ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini.

Në këtë ceremoni mortore të vetmit e mbetur me pengun që nuk i dhanë Lamtumirën e fundit ishin motra dhe vëllai i saj që jetojnë në Gjermani.

Ata e patën të pamundur të mbërrinin në kohë për të përcjellë në banesën e fundit motrën e tyre.

Adela u nda nga jeta mëngjesin e së dielës në banesën e saj në Tiranë. Nga të dhënat paraprake u mësua se ajo humbi jetën nga një atak në zemër dhe se vuante nga epilepsia.

Ndërkohë që ajo u përcoll në banesën e fundit, qarkulluan në media informacione që hodhën poshtë faktin se ajo vuante nga epilepsia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme